Avantazhet

Aprovim brenda dites

Maturitet

Pa limit

Qellimi

Nevoja aktuale

Shuma maksimale

E pakufizuar


Kredia “Para e ngrirë” është një kredi konsumatore/Overdraft e kolateralizuar nga një peng mbi fondet e depozituara në Fibank

Kredia përfshin:

  • Miratimi i shpejtë - brenda një ditë nga kërkesa për kredi
  • Pa komision për mbyllje parakohe.
  • Pa prishur depozitën tuaj
  • Shumë e pakufizuar, varet vetëm nga fondet e depozitës tuaj
  • Plan pagesa me këste fikse apo të ndryshueshme, si nje pagesë e vetme ose overdraft

Shuma maksimale e kredisePa limit
MonedhaEUR dhe Lekë
Afati maksimalPa limit
 
Kolateral

Peng mbi depozitën e bankës me përkufizimet e mëposhtme:

  • 105% mbulim i kredise së kërkuar kur depozita dhe kredia jane ne te njejten monedhe
  • 112% mbulim i kredisë së kërkuar kur depozita dhe kredia janë në monedha të ndryshme.
  • Në të gjitha rastet e mësipërme mbulimi me kolateral duhet të përllogaritet duke përfshirë së bashku me totalin e komisionit të llogarisë që do paguaj klienti gjatë gjithë kohëzgjatjes së kredisë.
Menyra e pageses se kesteveKëste të barabarta mujore, regjim overdraft, pagesë si një shumë e vetme ose pagesa të ndryshueshme
Komisioni i aplikimitPa Komision
Komisioni i manaxhimit1.00%
Mbyllja e parakohshme e kredise

Për shumë kredie deri në 6’000’000 Lekë dhe qëllim konsumatore, banka do të pranojë mbyllje të parakohshme të huasë, të pjesshme apo totale të principalit përkundrejt :

  • 1% (një përqind ) e shumës së paguar para afatit nëse periudha e shlyerjes përputhet me periudhën e interesit fiks dhe huaja po mbyllet para vitit të fundit të kredisë.
  • 0.5% (zero pikë pesë përqind) e shumës së paguar para afatit nëse periudha e shlyerjes përputhet me periudhën e interesit fiks dhe huaja po mbyllet gjatë vitit të fundit të kredisë.

 

Për shumë kredie më të lartë se 6’000’000 Lekë ose për cdo shumë me qëllim INVESTIM, banka do të pranojë mbyllje të parakohshme të huasë të pjesshme apo totale të principalit përkundrejt një pagese prej:

  • 2% e shumës së paguar para afatit nëse periudha midis shlyerjes para afatit dhe maturimit të kredisë është mbi një vit
  •  1% e shumës së paguar para afatit nëse periudha midis shlyerjes para afatit dhe maturimit të kredisë nuk kalon një vit
Komisioni i negocimit te kushteve Pa Pagese
Norma e interesit

Nëse kredia dhe depozita janë në të njejtën monedhe, atëherë Norma e Interesit do të jetë si në vijim: 

  • Normë Depozite + 1.5%;

Nëse kredia dhe depozita jane në monedha të ndryshme, ateherë Norma e Interesit do të jetë si në vijim: 

  • Në Lekë: B Thesari 12 mujore, jo me pak se Normë Interesi e depozitës + 1.5%;
  • Ne Euro: Euribor 12 mujore, jo me pak se Normë Interesi e depozitës + 1.5%;

Ju mund të aplikoni për një Kredi “Para e ngrire” nëse jeni:

  • Një individ madhor i aftë për të vepruar ligjërisht

 

Nëse i plotësoni kërkesat e mësipërme dhe dëshironi të aplikoni për një kredi "Para e ngrire" duhet të:

 

  • Vizitoni një degë të Fibank, e cila është e përshtatshme për ju për të plotësuar një "Formular aplikimi"
  • Çertifikate personale dhe familjare (gjeneruar në mënyrë elektronike nga e-Albania)
  • Nëse kërkesa juaj aprovohet, nënshkruhet një Kontratë Kredi dhe Kontratë Pengu dhe shuma e kredisë transferohet si një shumë e vetme brënda afatit të specifikuar në Kontratën e Huasë.